Gjenden 20 arkivole antike ne Egjipt, datojnë shumë para Krishtit

Arkeologët kanë zbuluar të paktën 20 arkivole të lashta prej druri në qytetin jugor të Egjiptit, Luxor.

Ministria e antikave tha se arkivolet u gjetën në Nekropolin Asasif.

Varreza e vendosur në qytetin e lashtë të West Thebes /Tebë përfshin varre që datojnë nga viti 1994 para Krishtit deri në vitet 332 para Krishtit.

Fotot e publikuara tregojnë arkivole me ngjyra, mbishkrime e piktura.

Ministria e përshkroi atë si një nga zbulimet më të mëdha dhe më të rëndësishme në vitet e fundit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.