Ballina / KURIOZITETE / Gjen valixhen me mijëra euro, ja çfarë bën me te
In Fabric
gjen valixhen me mijëra euro

Gjen valixhen me mijëra euro, ja çfarë bën me te

Çfarë do të bënit nëse do të gjenit një valixhe të braktisur me para e shufra floriri?

Një burrë në Berlin shkoi në polici dhe i dorëzoi.

Për këtë veprim, ai mori edhe lëvdata nga autoritetet.

Sipas BBC, burri e kishte gjetur valixhen poshtë një peme. Në të gjendeshin 3 mijë e 500 euro kesh dhe 22 shufra floriri, me peshë totale 1 kilogramë.

Burri i gjeti ato fare pranë një banke në zonën e Neukölln.

Policia arriti të gjente të zotin e valixhes, i cili e kishte lënë atë përtokë ndërkohë që po lidhte biçikletën dhe e kishte harruar.

Veprimi i personit që e ktheu valixhen tek autoritetet nuk do të kalojë pa u vlerësuar, pasi sipas ligjit gjerman, “gjetësi” përfiton 3 deri në 5 për qind të vlerës së një sendi të gjetur.

Check Also

Barack Obama thyen rekordin e të gjitha kohërave në Twitter (Foto)

Ish-presidentit amerikan, Barack Obama ka thyer rekordin për postimin më të pëlqyer të të gjitha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *