Ballina / Reçeta / Gjellë me mishë viqi, patate e vezë

Gjellë me mishë viqi, patate e vezë

Përbërësit e nevojshëm:

-1 kg patate

-150 g mish tul

-4 qepë

-6 vezë

-majdanoz

-salcë

-vaj

-kripë

-piper i zi

Përgatitja:

1. Pastrojini qepët, lajini dhe grijini. Lajini edhe patatet, qërojini dhe pritini në kubikë të vegjël.

2. Në një tenxhere hidhni vajin dhe vendoseni në zjarr, shtoni qepën dhe kaurdiseni sa të zverdhet bashkë me mishin e grirë. Më pas hidhni salcën, kripën, piperin e zi pluhur, majdanozin e grirë hollë, lëngun e mishit (ose ujë) dhe lërini që të marrin valë në zjarr të ngadaltë.

3. Në një tigan skuqini kubikët e patate ve me pak vaj dhe hidhini në tenxheren, ku keni kaurdisur mishin me qepën.

4. Pasi të marrin një valë, hidhini në një tavë, vendosini sipër vezët me radhë dhe lërini në furrë të nxehtë derisa të mpiksen vezët.