Ballina / KOSOVA / Gjatë periudhës tetor-dhjetor u evidentuan 294 kërkesa për azil në Kosovë
prishtina

Gjatë periudhës tetor-dhjetor u evidentuan 294 kërkesa për azil në Kosovë

Derisa shumë të rinj të Kosovës dëshirojnë të ikin nga vendi dhe për destinim kanë vendet perëndimore, janë qindra të huaj nga vende të ndryshme të botës që gjatë vitit 2018 kanë aplikuar për të fituar azilin në Kosovë. Kurse, vetëm gjatë periudhës tetor-dhjetor janë evidentuar 294 azilkërkues nga të cilët 179 meshkuj dhe 15 femra. Por, sa i kushton buxhetit të Kosovës një azilkërkues.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë treguar se një azilkërkues për një ditë, buxhetit të Kosovës, mund t’i kushtojë rreth 19-20 euro.

Kurse buxheti vjetor i shtetit të Kosovës për të pritur azilkërkues është 58 mijë e 753 euro.

Sipas të dhënave të kësaj ministrie, gjatë vitit të kaluar janë bërë gjithsej 1563 kërkesa për leje qëndrimi në Kosovë, nga ky numër janë bërë 1534 kërkesa për leje qëndrim të përkohshëm.

“883 vendime pozitive, 274 kërkesa në pritje të vendimit, 340 numri i vendimeve pozitive pa caktim të kohëzgjatjes. Nga numri i vendimeve pozitive për leje qëndrim të përkohshëm janë 797 meshkuj kurse femra janë 737”.

Sipas të dhënave nga MPB, përveç Sirisë, kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare kanë kërkuar edhe shtetas të Turqisë, Palestinës, Pakistanit, Irakut, Algjerisë, Afrikës së Jugut, Tunizisë, Maqedonisë, Shqipërisë e disa shteteve të vogla.

Sipas Ligjit për Azil, mbrojtja ndërkombëtare apo azili u jepet atyre që në vendet e origjinës kanë luftë, persekutohen për shkak të bindjeve politike, përkatësisë së grupit të caktuar shoqëror, përkatësisë etnike, fetare ose racore.

Azilkërkuesit pranojnë një asistencë sociale prej 50 eurove në muaj për individ dhe 75 euro për familje me mundësi rritjeje deri në 125 euro nëse kanë anëtarë më shumë, transmeton monitor.al.

Qendra për Azil në afërsi të Lipjanit u ofron shërbime si akomodimin, veshmbathje, pako higjienike, ushqim, shërbime juridike, shërbime psiko-sociale, kurse të kompjuterëve dhe të gjuhës shqipe.

Kushtet që ofrohen nga Qendra për Azil sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë të përshtatshme për çdo person.

“Përveç akomodimit/strehimit,Qendra për Azil ofron për aplikuesit/azilkërkuesit; ushqimin, veshmbathjet sipas nevojës, pako higjienike, shërbime mjekësore, sociale dhe psikologjike, shërbime juridike përmes parterëve të UNHCR-it, kurse të gjuhës shqipe dhe të kompjuterëve,  etj”.

Gjithë të huajt që kanë fituar të drejtën e qëndrimit në Kosovë edhe janë strehuar në Qendrën për Azil të Kosovës, e cila gjendet në Komunën e Lipjanit. Përveç institucioneve shtetërore të Kosovës, ekzistojnë edhe organizata joqeveritare, të cilat në shumë raste ndihmojnë në forma të ndryshme azilkërkuesit.

Persona të cilët hyjnë në Kosovë dhe paraqiten në polici si azilkërkues, atyre menjëherë iu ofrohet mbrojtja ligjore.

Sipas Ligjit për Azil, neni 11 thotë se “azilkërkuesi mund të kërkojë azil në një gjuhë të cilën ai ose ajo e kupton. Azilkërkuesi në një afat pesëmbëdhjetë (15) ditor që nga paraqitja e kërkesës për azil do të informohet në një gjuhë të cilën e kupton, lidhur me procedurën e azilit, të drejtat dhe detyrimet në procedurën e tillë, si dhe për të drejtën të kontaktojë UNHCR-në dhe ndonjë Organizatë Joqeveritare të cilat iu ofrojnë ndihmë azilkërkuesve”.

@Fluidi

Provo po ashtu

ramush haradinaj ne foltoren e kuvendit

Haradinaj: Korrupsion kishte edhe në qeveritë paraprake. Ai duhet luftuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pranon që ende përballen me sfida me korrupsion dhe rend …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.