Gjatë ditëve të ardhshme, Presidenti do t’i ftojë për konsultime partitë

Presidenti Hashim Thaçi, pas rrëzimit të Qeveri së së Kosovës, kishte deklaruar se pa humbur kohë do t’i ftojë për konsultime liderët e të gjitha partive politike për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re të vendit.

“Njoftimi nga Kuvendi ka ardhur të premten në fund të orarit të punës dhe për këtë ka qenë e pamundur që të ftohen për të hënën në konsultime përfaqësuesit e partive parlamentare. Ata do të ftohen nga presidenti në ditët e ardhshme për konsultime”, thonë zyrtarët e Zyrës së Presidentit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook sot ka thënë se presidenti Thaçi duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të mërkurën e shkuar, Kuvendi i Kosovës me 82 vota pro, tri kundër dhe një abstenim ka votuar mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Ky mocion i iniciuar nga Lidhja Demokratike ka arritur të rrëzojë Qeverinë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.