Ballina / TEKNOLOGJI / KriptoZona / Gjashtë në dhjetë e amerikanëve kanë dëgjuar për Bitcoin
kriptovaluta

Gjashtë në dhjetë e amerikanëve kanë dëgjuar për Bitcoin

‘Global Blockchain Business Council’ dhe ‘Survey Monkey’ u bashkuan për një vlerësim të qëndrimeve amerikane ndaj Bitcoin, kriptovalutës më të popullarizuar në botë. Ndërgjegjësimi për këtë kriptovalutë në një farë mënyre është i lartë, por ata që e zotërojnë këtë aktualisht mbeten relativisht të ulët.

Në këtë anketë u intervistuan 5,761 persona lidhur me qëndrimet e tyre ndaj Bitcoin.
“Të dhënat janë peshuar për moshën, racën, gjininë, arsimin dhe demografinë duke i përdorur të dhënat e Byrosë Amerikane të Regjistrimit. Vlerësimi se gabimi për këtë anketë është plus ose minus 2 pikë përqindjeje”, thuhet në njoftimin e kompanive, përcjell Telegrafi.

Hera e fundit që është kryer një studim i tillë ishte viti 2013 nga firma ‘On Device’, në atë periudhë amerikanët kishin ndërgjegjësim ndaj Bitcoin vetëm 25 për qind. Kjo përqindje ishte e mjaftueshme pasi që kjo monedhe kishte vetëm rreth katër vjet e vjetër.

Deri në vitin 2018, jo më shumë se një dekadë, sipas ‘Survey Monkey’ dhe ‘Global Business Council Blockchain’ ndërgjegjësimi i Bitcoin është rritur më shumë se dyfishi i këtij numri. Edhe pse pranimi i markës po rritet, pjesëmarrja aktuale duket disi e ulët. Gati gjashtë në dhjetë të anketuar zbuluan se do të dëgjonin për Bitcoin, krahasuar me vitin 2013 kjo vlerë ishte rreth 33 për qind.

Një pjesë e këtij numri në fakt e zotëron një Bitcoin, qoftë në një portofol apo në një formë tjetër shkëmbimi. Sipas anketës, vetëm 5 për qind e zotërojnë këtë pasuri dixhitale, 21 për qind e këtyre pretendojnë se janë ‘duke e shtuar atë në portofolët e tyre’. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.