Ballina / KOSOVA / Gjashtë muaj burgim për 10 euro ryshfet
peja

Gjashtë muaj burgim për 10 euro ryshfet

Gjykatat në Kosovë e kanë dënuar me të njëjtën masë ndëshuese një qytetar që ka dhënë ryshfet 10 euro dhe një ish-zevendësministër që ka kërkuar ryshfet në vlerën 30 mijë euro. Të dy ata janë dënuar me nga 6 muaj burgim me kusht.

Shaban Idrizoviq  u dënuar sot nga Gjykata Themelore në Pejë, me gjashtë muaj burgim me kusht, pasi e ka pranuar se u ka ofruar 10 euro ryshfet dy zyrtarëve policorë, për të mos i shqiptuar gjobë kundërvajtëse.

Dënimi me burgim, nuk do të ekzekutohet nëse ai në afat prej një viti nuk kryen vepër tjetër penale.

Ndaj tij është shqiptuar dënimi plotësues, konfiskimi i dy kartëmonedhave prej pesë eurosh, të cilat do të shkojnë në buxhetin e Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë të ngritur më 1 mars 2019, e akuzon Shaban Idrizoviq se më 19 shkurt 2019, rreth orës 13:20, në Pejë, tek terminali doganor i kishte ofruar dobi pasurore personit zyrtar me qëllim që të njëjtit të mos e kryejnë detyrën zyrtare.

Kur i akuzuari ishte njoftuar nga ana e policit të trafikut se kishte bërë kundërvajtje, i pandehuri fillimisht nxjerrë një kartëmonedhë prej 20 eurosh, mirëpo me pas u thotë policëve të trafikut se qenkan shumë dhe nga aty shkon në pompën e derivateve ku bën ndërrimin e 20 eurove, një 10 euro dhe dy nga ka 5 euro.

Në aktakuzë thuhet se më pas nga dy herë nga 5 euro ia hedhë zyrtarëve policorë  në bllokun e tiketave duke u thënë që të mos e shkruajnë dënimin dhe se do t’i qeraste me nga një kafe.

Sipas aktakuzës, edhe pse i akuzuari ishte njoftuar nga zyrtarët policorë se po bënte gjest korruptiv, ai insiston të mos i shkruhet dënimi, me ç’rast i pandehuri më pas dërgohet në stacion policor.

Me gjashtë muaj burgim me kusht ishte dënuar edhe një zëvendësministër i cili përdallim nga qytetari nga Peja, ka marrë 30 mijë euro ryshfet.

Por pavarësisht kësaj, Cena i cili e ka pranuar se ka kërkuar 30 mijë euro ryshfet, nga pronari i kompanisë, “Bylmeti”, në këmbim të një granti të ministrisë në vlerë prej 200 mijë eurosh, ai nuk do të shkojë asnjë ditë të vetme në burg pasi që është pajtuar që dënimi i tij të kthehet në dënim me gjobë në lartësi prej 5 mijë euro.

Musa Cena, e ka pranuar edhe vet se i ka kërkuar pronarit të kompanisë, “Bylmeti”, Afrim Berisha, 30 mijë euro ryshfet në këmbim të një granti nga Ministria e Bujqësisë, në vlerë prej 200 mijë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.