franz kafka

Gjashtë librat fantastike të shkrimtarit Franz Kafka

Franz Kafka është një nga prozatorët më të fuqishëm të shekullit të XX, veprat e të cilit vazhdojnë të kënë ndikim edhe sot e kësaj dite në botën letrare.

Ju sjellim 6 librat e tij që secili duhet t’i lexojë:

1. ‘Amerika ose i zhdukuri’

Kjo është proza e parë dhe më e bukura e Franc Kafkës. Amerika rrëfen historinë e një emigranti të ri në moshë, Karl Rossmann që pas një aventure fatkeqe seksuale, e gjen veten në Amerikë, të dërguar nga prindërit e tij. Teksa pritej që djaloshi të çlironte veten në këtë vend magjik të mundësive, ai kalon aventura, arratisje të çuditshme dhe përjeton dyzime të çuditshme. Mënyra sesi e përshkruan të ashtuquajturën “toka e artë” e ka kthyer këtë vepër në një prej romaneve më moderne, më fantastike dhe më vizionore për Amerikën.

2. ‘Letër babait’

Kjo vepër është ndërtuar mbi një letër reale që Franz Kafka ia nisi të atit, por që ky i fundit nuk e lexoi kurrë. Falë Maks Brodit, lexuesi sot ka para tij mundësinë të lexojë një histori të rrallë të marrëdhënies mes babait dhe djalit, e cila shkon deri në detajet më të thella të këtij raporti.

3. ‘Procesi’

‘Procesi’ është romani më i njohur dhe më i realizuar i shkrimtarit , Franc Kafka, i botuar në Berlin më 1926,dy vjet pas vdekjes së tij. Në analizën e romanit ‘Procesi’, vihet re një e vërtetë tronditëse e realitetit me njeriun e thjeshtë brenda dhe sistemet që ndryshojnë dhe e shikojnë ketë të fundit si një pengesë apo një të mirë për to.

4.‘Metamorfoza dhe tregime te tjera’

Në këtë libër është përfshirë novela ‘Metamorfoza’, një nga kryeveprat e këtij autori, por edhe të letërsisë së shekullit të XX dhe disa nga tregimet e tjera.

5. ‘Kështjella’

I mbetur i papërfunduar nga Kafka në vitin 1922 dhe i papublikuar deri në vitin 1926, dy vite pas vdekjes së tij, Kështjella është tregimi i bezdisshëm i personit K , i luftës së pamëshirshme dhe të kotë të tij, me një autoritet të padepërtueshëm, për tu qasur në Kështjellë.

6. ‘ Metamorfoza- Albas’

Franz Kafka çmohet si simbol i letërsisë moderne. Parimi mbi të cilin ngihet tërë vepra e Kafkës ka karakter ekzistencial. Vepra e tij shpreh në mënyrë të tërthortë aspiratën e njeriut për të jetuar në një botë më të sigurtë, më humane, ku gjithkush mund t`i gjejë një kuptim më të lartë jetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.