Ballina / KRYESORE / Gjakova prodhon makinën me energji elektrike
In Fabric

Gjakova prodhon makinën me energji elektrike

Për herë të parë në Kosovë, 6 të rinjtë nga komuna e Gjakovës, në kuadër të Hapësirës Krijuese “Bone Vet”, të mbështetur nga IPKO dhe nga komuna e Gjakovës, kanë arritur ta vënë në funksion një makinë që ecën me energji elektrike.

Prezantimi dhe demonstrimi i kësaj makine është bërë sot, në një ceremoni ku mes shumë të pranishmëve ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila dhe nënkryetari Armend Vokshi.

Me këtë rast, kryetarja Kusari – Lila, ka thënë se projekte të tilla, të bëjnë të kuptosh se komuna e Gjakovës ka të ardhme të ndritur, kjo falë kapaciteteve të rinisë që ka, mëson InfoGlobi.


Me një mbushje kjo makinë mund të ecë në një distancë deri në 90 km, ndërsa mund të rimbushet me energji në një afat kohor prej 1 orë e 30 minuta.
Të rinjtë e qendrës “Bone Vet”, kanë thënë se nuk do të ndalen me kaq, por në të ardhmen do të dalin edhe me projekte tjera inovative dhe atraktive./infoglobi/sh

Check Also

Kosovës s’i hiqet fusnota pa e njohur të gjitha vendet e BE’së

Përfaqësimi i Kosovës me fusnotë në forumet dhe nismat rajonale, do të vazhdojë derisa vendi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *