Ballina / TEKNOLOGJI / KriptoZona / ‘Giant SBI’ fillon me shkëmbimin e kriptovalutave
SBI

‘Giant SBI’ fillon me shkëmbimin e kriptovalutave

Gjiganti japonez i shërbimeve financiare Giant SBI Holdings, ka njoftuar se ka filluar shkëmbimin me kriptovaluta.

Ky shërbim tani është i hapur për 20 mijë përdorues që ishin regjistruar paraprakisht në tetor të 2017-së. Ripple aktualisht është e vetmja kriptovalutë e mbështetur, megjithëse kompania thotë se së shpejti do të mbështesë dhe kriptovalutat Bitcoin dhe Bitcoin Cash.

Siç njofton Cointelegraph Japan, përcjell Telegrafi, platforma e re e tregtimit do të miratojë sistemin e transaksioneve të NASDAQ, i njohur si sistemi i përputhjes. Tarifat e transaksionit thuhet se do të jenë zero edhe pse tërheqjet do të jenë subjekt diskutimi. SBI gjithashtu ka thënë se do të bashkëpunojë me SECOM Group në përgatitjen e një sistemi të sigurisë së menaxhimit të portofolit të kritpovalutave.

Provo po ashtu

malta

Malta miraton tre ligje që i hapin rrugë zbatimit të teknologjisë Blockchain

Parlamenti i Maltës miratoi tre ligje të reja të cilat do ti hapin rrugë zabatimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.