usa, pavaresia, korriku

Gëzuar Amerikë!

Në 243 vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Garda Ceremoniale e FSK-së bënë ngritjen e flamurit amerikan në sheshin që mban emrin e ish-presidentit, Bill Clinton

Aktiviteti organizohet nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe pritët të fillojë në ora 11:00. Ndërsa në ora 18:00 do të përurohet ndërtesa e re e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë. Gjatë përurimit do të organizohet edhe pritje për nder të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-së.

Në mbrëmje rreth orës 21:00, për nder të kësaj dite, pritet të organizohet koncert me orkestrën e Montclair State University nga New Jersey, të prirë nga Merita Halili dhe Raif Hyseni. Koncerti do të organizohet në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, e ka uruar popullin dhe shtetin amerikan. “Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, iu përcjellë urimet më të përzemërta popullit dhe shtetit amerikan. ShBA është sinonim i idealeve më të larta të bazuara në vlerat universale të lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat ishin vënë në ballë të luftës për çlirimin e vendit tonë. Kosova përket në botën, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes. ShBA, si mishërim i prosperitetit, është shembull që Kosova me krenari e ndjekë, pa u lëkundur”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar popullin amerikan për ditën e kombit të tyre. “Sot është ditëlindja e 243-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çdo 4 Korrik, Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën, vend dhe popull ky që kontribuoi shumë që ne të jemi të lirë dhe të pavarur. Ky përvjetor është ndër më të veçantit për Republikën e Kosovës, meqë përurojmë objektin e ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila është përjetësim i angazhimit amerikan në vendin tonë. Edhe pas shumë shekujsh, SHBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë!”, ka shkruar Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.