safet gerxhaliu

Gërxhaliu:Mbyllja do të jetë vërtetë fatale për ekonominë e Kosovës

Eksperti i ekonomisë, dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se mbyllja do të jetë vërtete fatale për ekonomin e Kosovës.

Ai ka thënë se duhet bërë më tepër që ekonomia dhe ardhmëria ekonomike të ketë kontiunitet dhe jo bashkë me koronavirusin të varroset Kosova edhe ekonomikisht.

“I dëgjova me vëmendje masat e prezantuar nga kryeministri Hoti, por definitivështë duhet të kuptohet që mbyllja e ekonomisë nuk është zgjidhje. Ne kemi pësuar bukur shumë nga mbyllja e ekonomisë në muajin mars, prill maj edhe qershor dhe nëse do të vazhdohet kështu vërtetë situate do të jetë edhe më e tensionuar sidomos në aspektin social. Prandaj, duhet të përcaktohen kriteret, duhet të vetëdijesohen qytetarët duhet të ketë kontrolle dhe kuptohet që frymëmarrja ekonomike shumë është e nevojshme. Në këtë drejtim besoj që duhet të bëjmë më tepër që ekonomia dhe ardhmëria ekonomike të ketë kontiunitet dhe jo bashkë me virusin dhe bashkë me këto momente të vështira të varroset Kosova edhe ekonomikisht”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova është në pikën më kritike sa i përket buxhetit, derisa ka kërkuar kujdes për shëndetin, por jo mbyllje të ekonomisë.

“Ju e dini që vendet e rajonit kanë marr masa për të mbështetur sektorin privat për të mbështet ekonomit të tyre, Kosova nuk e ka ketë potencial. Sot jena në pikën me kritikë sa i përket buxhetit dhe ndoshta jemi shteti i vetëm në Evropë dhe në botë që nuk mundur t’i përmbush premtimet e pakos së parë emergjente. Prandaj mbyllja do të jetë vërtete fatale. Mbi të gjitha kujdes për shëndetin, disiplinë, por jo mbyllje të ekonomisë”, ka thënë Gërxhaliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.