Ballina / SHOWBIZ / George Clooney dy herë baba i binjakëve

George Clooney dy herë baba i binjakëve

George Clooney dhe bashkëshortja Amal sipas mediave të huaja, po presin përsëri binjakë

Kohët e fundit, një burim për “Latin Times” tha që se e kishte parë avokaten e të drejtave të njeriut me barkun e rrumbullakosur teksa po qëndronin në pronën e tyre italiane në liqenin Como.

Raportohet se aktori hollivudian është tejet i emocionuar dhe shumë i shqetësuar për lajmet se do të bëhet sërish me binjakë. Konkretisht, ai shqetësohet se me dy-vjeçaret binjake, Ella dhe Alexander, ata do të rritin edhe dy fëmijë të vegjël.

George ka raportuar tashmë që Brad Pitt do të marrë përsipër rolin e dados ndërsa do t’i kërkojë ish-presidentit amerikan, Barack Obama të bëhet kumbara i fëmijëve të tyre.

Ndryshe, deri më tani, asnjë prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me lajmet rreth shtatzënisë së re të zeshkanes.

Provo po ashtu

ava max, vma

Ava Max me Sweet but Psycho në VMA

U nominua për herë të parë në ‘VMA’, në listë edhe Bebe Rexha e Dua …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.