Ballina / Biznes / Karrierë / Gent Begolli: E kam gjetur Telekomin me mbi 60 milionë euro borxhe
telekom

Gent Begolli: E kam gjetur Telekomin me mbi 60 milionë euro borxhe

Për disa vjet me radhë, gjendja financiare në Telekomin e Kosovës është jostabile. Por stabiliteti financiar i kësaj ndërmarrjeje publike është lëkundur edhe më shumë kohëve të fundit, si pasojë e borxheve milionëshe.

Por kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës ka thënë se pavarësisht kësaj gjendje të rënduar financiare, ka shpresë për këtë ndërmarrje publike.

“Ashtu si jeni informuar, në Telekom nuk është gjendja e mirë financiare, ka problematika të ndryshme – unë e kam gjetë Telekomin me 60 milionë euro borxhe, më shumë se 60 milionë euro”.

“Ka përmbarues çdo ditë që trokasin në dyert e Telekomit që të marrin borxhet e tyre, me kontrata të vështira, të hartuara në formë që të jenë të paqëndrueshme për Telekomin”.

“Kemi numër të madh të punëtorëve që janë pa përshkrim të vendeve të punës”.

“Në Telekomin e Kosovës ka shpresë, kemi bërë Strategji Dalëse që është dërguar edhe në Qeveri. Një nga pikat e kësaj strategjie është edhe investimet emergjente të domosdoshme në teknikë, edhepse gjatë viteve të kaluara ka pasë investime marramendëse por nuk ka pasë rezultat”.

“Fillimisht kemi bërë inkasimin urgjent të borxheve, uljen e shpenzime operative si psh. Tek lokalet me qira kemi ulë shpenzimet për 30 %, kemi ulë shpenzimet e marketingut, donacionit dhe ulje te tjera drastike”.

Begolli si i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës është zotuar se do të punojë fort dhe do t’i shkojë deri në fund punëve që ka nisur.

“Implementimi i planit të ristrukturimit, kemi gradime mbi gradime duke rezultuar me punëtor të shitjes që ka gradë 5 por edhe me gradë 8”.

“Zotohem se në fazën e ristrukturimit do t’i bëjmë puëntorët krenar. Edhe për ata që nuk vijnë në punë ose kanë degraduar në një formë, do t’i japim zgjidhje atyre rasteve”.

“Unë do t’i shkoj deri në fund që të kete displinë tek punëtorët, gradimet të bëhen në formën më të mirë të mundshme derisa nuk jam për uljen e pagave në mënyrë drastike”.

@Fluidi

Provo po ashtu

Gjermani: Digjitalizimi mbylli 188,000 vende pune nga viti 2000

Pasi huadhënësit në Gjermani tashmë kanë ulur rreth 188,000 vende pune që nga viti 2000, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.