fbpx
gazetarja japoneze

Gazetarja japoneze vdes nga puna e tepërt

Miwa Sado, një reportere e medias japoneze “NHK”, ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare nga puna e tepërt.

Inspektorët kishin arritur në këtë përfundim vetëm pak muaj pasi ajo u nda nga jeta, që në korrik të vitit 2013. Por kompania mediatike ku ajo punonte e publikoi vetëm tani këtë fakt.

Vetëm në një muaj gazetarja kishtë bërë 159 orë shtesë, ndërsa në muajin para se të vdiste kishte pasur vetëm 2 ditë pushim.
Për inspektorët ishte pikërisht prej orëve të tepërta të punës që të resë i pushoi zemra. Sado punonte në “NHK” që prej vitit 2005 fillimisht në Kagoshima e më pas e transferuan në Tokyo. Kompania tha se ishin në dijeni që gazetarja punonte shumë dhe se ka vend për përmirësim në ndërmarrjen e tyre, transmeton revistawho.Miwa Sado është thjesht viktima e radhës nga “karoshi” që në japoni do të thotë “vdekja nga puna e tepërt”.

Në 18 muaj më shumë se 2 mijë njerëz janë vetëvrarë në Japoni sepse nuk arrinin të mbanin ritmet e profesionit të tyre. Ndërsa të tjerë si gazetarja në fjalë, kanë vdekur nga infarkti, mungesa e frymëmarrjes e patologji të tjera që shkakton stresi.

Qeveria japoneze po punon prej dy vjetësh për të zgjidhur problemin e vdekjeve nga puna e tepërt. Ndër propozimet ishte edhe miratimi i një limiti për orët ekstra në punë, duke gjobitur kompanitë që nuk e respektojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.