Ballina / PSIKOLOGJI / Gawdat: A ka formulë matematikore për lumturinë

Gawdat: A ka formulë matematikore për lumturinë

Si e rigjeni lumturinë pas një ngjarje tragjike që ndodh në jetën tuaj? Një pyetje që ndoshta do të çonte në sugjerimin e një terapie, apo të lësh kohën të rrjedhë.

Megjithatë, dikush thotë se ka gjetur një zgjidhje matematike. Gawdat ishte në mjerim për dis vite në të 20-tat e tij pavarësisht punës, të ardhurave dhe lumturisë familjare. I vendosur për të dalë nga ky mjerim, Gawdat, një inxhinier tregtie, formuloi një ekuacion lumturie.

Pas disa vitesh, ai e testoi këtë ekuacion kur djali i tij 21-vjeçar Ali ndërroi jetë papritur në të cilin duhet të ishte një veprim rutinë. Tani ai ka publikuar formulën e tij të lumturisë, pavarësisht se çfarë kalojmë në jetë, në librin e tij të ri “Zgjidhja për lumturinë”.

Teoria e Gawdat -it

“Teoria ime ishte kam lindur i lumtur, dhe sa më shumë i angazhuar në jetë më i palumtur u bëra”, ka thënë ai për The Independent.

“Unë isha shumë i palumtur, ankohesha për çdo gjë dhe përpiqesha gjithmonë të kontrolloja botën në formë ‘T’. Bleva makina, shpenzova para dhe u përoqa ta mbush këtë boshllëk në shpirt në çdo mënyrë të mundshme por nuk po funksiononte”, vijoi më tej.

Ai ishte një tregtar në tregun e Dubai ku ka bërë “një ton me para” dhe u bë pronar i një shtëpie të stërmadhe dhe një makine të madhe, por edhe pse bleu çdo gjë për Gawdat nuk ishte kur mjaftueshëm. Më vonë ai u bë inxhinier, u martua me kolegen e tij Nibet (me të cilën është ndarë por e quan shoqen më të mirë në botë) dhe dy fëmijë të rritur, ai ende ishte në mjerim. Duke qënë se ishte inxhinier ishte mjaft pragmatik në përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kjo rutinë mendore.

Hapi i parë ishte përcaktimi i problemës dhe i asaj çfarë është lumturia. Ai renditi “pikat e të dhënave”, pavarësisht se sa të mëdha apo të vogla, por që e bënin të lumtura dhe më pas u përpoq të gjejë një prirje të përbashkët mes tyre, që shkonte që nga një filxhan kafe me fëmijët e tu duke buzëqeshur e deri tek mirësia e shefit në punë.

“E vetmja gjë e përbashkët e të gjithë këtyre momenteve është e thjeshtë; ne jemi të lumtur kur duket se jeta po ecën siç duam ne”, shpjegon ai.

Më pas vjen dhe ekuacioni. Lumturia është e barabartë ose më e madhe se ngjarjet e jetës tuaj, minus pritshmëritë tuaja si duhet

Arsyeja pse jemi shpesh të palumtur

Pavarësisht listës së lumturisë, arsyeja pse jemi shpesh të palumtur është sepse jemi mësuar të shohim ngjarjet e jetës në një mënyrë që nuk është shumë e besueshm që e çoi Gawdat në përcaktimin e modelit 675. Modeli thotë se janë 6 iluzione që turbullojnë shkimin tonë të botës reale: mendimi(duke besuar se ti je mendimet e tua), vetja (duke besuar se je trupi, emocionet, besimet, emri, përpjekjet dhe familje jote), njohuria, koha (duke menduar shumë për të shkuarën apo të ardhmen), kontrolli dhe frika.

Më pas, janë shtatë pika të verbra që na çojnë në mungesën e të vërtetës kur shohim jetën: filtrat, supozimet, kërkesat, markat, emocionet dhe ekzagjerimi. Kur këtë faktor e vendosim në ekuacion, është ajo se si ne i shohim ngjarjet e jetës, duke na turbulluar se çfarë do të thonë ato ngjarje.

“Heqja e pikës gjashtë dhe shtatë të jep mundësinë të heqësh arsyen e palumturisë tëndë. Kur e bëni këtë për një kohë të gjatë do filloni të kuptoni se është budallallik pasi jeta në të shumtën e rasteve takon pritshmëritë tona”, thotë inxhinieri.

Së fundmi, janë pesë të vërteta që duhet ti pranojmë: që tani, ndryshimi, dashuria dhe vdekja janë të gjitha të vërteta, siç është e vërteta e fundit: dizajn i madh, besimi se asgjë nuk ndodh rastësisht dhe se jeta në përgjithësi ndej rregulla e ligje, apo shkencë.

Duke konsideruar këto pesë të vërteta edhe pse ngjarjet në jetë janë të ashpra, nuk janë të papritura pasi janë thjesht të vërtetat e jetës.

“Kur fokusoheni tek këto pesë të vërteta, ju do të ndjeheni të lumtur pjesën më të madhe të kohës”, thotë Gawdat. /TCH

Lumturia mes vajzave dhe nënave

Check Also

Revista Neurology : Kështu mund ta përmirësoni kujtesën

Oscar Wilde kishte thënë, “Memoria është ditari të cilin e mbajmë gjithmonë me vete”. Por, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *