Ballina / TEKNOLOGJI / Gati 70% e njerëzve përdorin telefonat në banjo

Gati 70% e njerëzve përdorin telefonat në banjo

Sipas një studimi gati 69 për qind e njerëzve në SHBA përdorin telefonat e mençur në WC-të e tyre për të biseduar dhe duke bërë postime në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale si Facebook.

Sipas sondazhit nga MiMedia online me bazë në New York, dymbëdhjetë për qind e të intervistuarve pranuan se shikojnë materiale eksplicite nga telefonat e tyre të mençur derisa qëndronin në tualet.

Gati 25 për qind thanë se u kishte rënë telefoni në tualet dhe gjasat për një aksident të tillë sipas tyre ishin më të mëdha me përdoruesit e Androidit sesa me iPhone.

Rreth 59 për qind thanë se në banjo shikojnë të rejat në rrjetet sociale si Twitter, Facebook, Snapchat dhe Instagram.

Për më tepër 83 për qind e njerëzve të cilët kishin shfletuar aplikacionet e tyre ishin meshkuj, ndërsa femrat pranuan se në banjë kishin bërë më shumë selfie. Përveç kësaj, 32 për qind pranuan se bëjnë blerje online sa janë në banjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.