Ballina / Biznes / Karrierë / Gates për kapitalizmin
bill gates

Gates për kapitalizmin

Kapitalizmi është e drejta që lufton pabarazinë duke prodhuar të ardhura financiare për të sjellë prosperitet, theksoi themeluesi i Microsoft-it, miliarderi Bill Gates gjatë një vizite në Berlin.

Gates, 62 vjeç, tha se vetëm mund ta imagjinonte një sistem që mund të ofronte ilaçe, energji elektrike dhe shkrim e këndim, jashtë sistemit kapitalist.

“Nuk ka dëshmi se një sistem alternativ funksionon më mirë’’, iu drejtua ai gazetarëve në kryeqytetin gjerman.

Ai vuri në dukje vendet që zgjodhën rrugë të ndryshme, si rasti i Koresë së Veriut, që po bën “një jetë të tmerrshme” dhe shembulli i Venezuelës tregoi se çfarë ndodh kur çmimet janë fikse, përcjell Atsh.

Gates ishte në Berlin për mbledhjen vjetore të iniciativës bamirëse ‘’Grand Challenges’’, ku ai është bashkëthemelues. Gates ka dhuruar miliarda dollarë për bamirësi.

Na shkruani a pajtoheni me këto qëndrime.

@Fluidi

Provo po ashtu

kursimet

Dita Botërore e Kursimit, shënohet edhe në Kosovë

Dita botërore e kursimit festohet si kujtim i kongresit të parë ndërkombëtar të kursimeve të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.