Ballina / Shkencë / Gates dhe Hawking: AI rrezikon racën njerëzore

Gates dhe Hawking: AI rrezikon racën njerëzore

 Përderisa shkenca është e ndarë në dysh, të vazhdojë me zhvillimin e produkteve me inteligjencë artificiale (AI) , apo të përmbahet nga zhvillimi i mëtutjeshëm i tyre, i pari i Microsoft-it, Bill Gates ka ndarë mendjen.

“Inteligjenca artificiale paraqet rrezik për racën njerëzore dhe kemi arsye të fortë që ti frikohemi”, është shprehur Gates.

I po këtij mendimi është edhe shkencëtari britanik , Stephen Hawking i cili poashtu beson se AI është jashtëzakonisht e rrezikshme.

“Mund të zhvillohen algoritme të tilla që ta replikojnë dhe fuqizojnë vetëvetën’ ka thënë Hawking, sipas të cilit ‘njerëzit mund të jenë viktima të paisjeve që i prodhojnë vetë’.

Ai thotë se shkenca mund të zhvillojë produkte që imitojnë njeriun, që reagojnë si njeriu, por nuk mund të dijmë ‘se si do të reagojnë këto makina nesër ndaj njeriut’.

Vetë Hawking përdor një paisje të thjeshtë të inteligjencës artificiale. Meqë ai vuan nga një sëmundje që i ka prekur neuronet, Hawking nuk mund të flas, por për te është zhvilluar aparati special me senzorët që lexojnë mendimet/reagimet e trurit të shkencëtarit dhe që i përkthen sinjalet në fjalë.

Gjykoni vetë dobitë që mund të sjellin produktet e inteligjencës artificiale për jetën e njeriut, por mos harroni se produke të tilla mund të prodhohen edhe për qëllime tjera që mund të shkatërrojnë njerëzimin në tërësi. /infoglobi/v.b.

 

Provo po ashtu

Supozimi i radhës: Gjithësia mund të jetë 2 miliardë vjet më e re

Gjithësia duket se është më e re çdo ditë, pasi disa matje sugjerojnë se ajo …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.