Gastronomët: më mirë të mbyllen lokalet 24 orë se të punojmë deri në 21:00

Në T7 ka qenë i ftuar Shpat Hashani nga Shoqata e Gastronomëve.

Ai ka folur për protestën e së hënës para qeverisë ku kanë kërkuar përkrahje financiare.

Sipas Hashanit gastronomet kanë qenë sektori ma i dëmtuar.

“Kemi qenë sektori ma i dëmtuar, derisa të plotësohen kërkesat tona për subvencionim e pagave dhe qirasë ne nuk do të ndalem. Kur kemi nevojë më së shumti qeveria nuk po na ndihmon”, ka thënë Hashani.

Hashani ka thënë se më mirë të mbyllen lokalet gjatë 24 orëve se sa të punohet vetëm ditën.

“Nuk e është e mjaftueshme që me punu vetëm ditën, ndoshta është më mirë me i mbyllë krejt se me punu kështu. Qeveria munden me marrë donacione të ndryshme, s’ka nevojë me investu në rrugë tani kur ne kemi nevojë për ta”, ka përfunduar Hashani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!