fbpx
euro-valuta-shuma-e-vogel_infoglobi

Gashi: Të drejt të tërheqjes së parave nga Trusti kanë të gjithë

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka shpjeguar përmbajtjen e projektligit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili sot mori miratimin nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere.

Ai ka sqaruar votimin e PDK-së për këtë projektligj, duke thënë se është arritur të përfshihen kërkesat e PDK-së dhe se ata nuk kanë mundur të qëndrojnë indiferenk karshi krizës ekonomike që e ka përfshirë vendin në këtë kohë pandemie.

“Para tetë muajve ne si PDK e ofruam një ligj për mbështetjen e ekonomisë, por nuk u mor parasysh dhe që shumë muaj vendi ka mbetur pa asnjë mbështetje ekonomike. Duke e pas parasysh se qeveriua nuk bënte veprime, ne u detyruam që ligjin që e propozoj qeveria dhe të cilin fillimisht e kundërshtuam, të propozonim amandamente dhe ky ligj të pësojë ndryshime dhe të merren parasysh kërkesat tona dhe të bizneseve”, ka thënë Gashi.

Ai shtoi se është mirë që Qeveria e Kosovës më në fund i ka marrë parasysh propozimet e PDK-së dhe sot ky projektligj ka kaluar në komisionin për Buxhet dhe Transfere.

“PDK-ja ka propozuar sot 4 amandanente të reja që për qëllim kishte të futeshin në këtë projektligj. Ne kemi propozuar që mjetet që tërhiqen nga Trusti të rimbursohen për kategorinë deri në 10 mijë euro, dhe kjo do të ndodh pas vitit 2023. Ideja ka qenë që të rimbursohen ata që kanë pasur pak fonde në Trust dhe që kishin paga më të ulëta. Do të rimbursohet vetëm kategoria që kishte më pak mjete në Trust”, ka theksuar Gashi.

Ndërkaq, për ata që kanë më shumë mjete në Trust, Gashi ka thënë se ata kanë më pak nevojë për rimbursim, sepse kishin edhe paga më të larta.

“Të drejt të tërheqjes së parave nga Trusti kanë të gjithë që kanë fonde aty”.

Sa i përket pikës së dytë të propozuar nga PDK-ja në projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, Gashi ka thënë se këtu përfshihet një pako prej 200 milionë euro në formë të granteve që do të shpërndahen tek bizneset që kanë pasur humbje.

“Amandamenti tjetër është që të gjithë ata që kanë humbur vendet e punës t’ju jepen tri paga radhazi nga 300 euro si masë e parë. Janë diku rreth 30 mijë punëtorë që i kanë humbur vendet e punës. Dhe amandamenti i katër është heqja e TVSH-së për lëndën e parë për të gjitha ndërmarrjet që eksportojnë dhe që në këtë përiudhë do t’ju ndihmohet atyre”, ka thënë deputeti Gashi.

Ai tha se pret që ky projektligj të kalojë në leximin e dytë të premten në Kuvendin e Kosovës dhe kështu qytetarët shumë shpejt të kenë qasje në fondet që dalin nga kjo Pako.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.