Gashi e Klinaku refuzojnë ftesën e speciales

Gjykata Speciale ka ftuar avokatin e Organizatës së Vetaranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe sekretarin e kësaj organizate, Faton Klinaku.

Këtë e ka konfirmuar Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook. Ai ka bërë të ditur se që të dy e refuzojnë këtë ftesë.

Ditë më parë, kryetari dhe nënkryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, u arrestuan nga Specialja me dyshimin se “penguan administrimin e drejtësisë”.

Haradinaj tashmë është paraqitur në Gjykatë, derisa Gucati do të paraqitet më 1 tetor.

“Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku. Para pak çastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoi që unë si avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fushë Kosovë së bashku me Faton Klinakun. Unë kësaj thirrje nuk do t’i përgjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale”, ka shkruar Gashi. “Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn”.

Ai ka shtuar se tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe don të arrestojë edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.