Gara ShBA-BE për dialogun Kosovë-Serbi (pjesa e dytë)

Kur me datën 17.06.2020 shkrova pjesën e parë me këtë titull (linku) nuk e kam ditur se do të ndodhin gjëra dhe lëvizje kaq dramatike në skenën politike të Kosovës, Evropës dhe SHBA-ve (lidhur me Kosovën),  por thjeshtë e pata kuptuar se evropianët dërgonin sinjale kërcënuese në drejtim të klasës politike në Kosovë, por edhe në drejtim të SHBA-ve, lidhur me organizimin dhe ecurinë e dialogut Kosovë –Serbi.

Shkruan: Hysen Gecaj, ekspert i sigurisë

Tani pas bërjes publike të aktakuzës kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, u bë më e qartë se mospajtimet SHBA-BE dhe thyerja e shtizave rreth Kosovës ka një zanafillë të më hershme e që tani në kohën e administratës Tramp (jo shumë simpatik për disa në Evropë) është duke vazhduar. Tanimë konfrontimi shkoi deri në atë nivel sa të bëhet shantazh SHBA-ve lidhur me takimin e datës 27.06.2020, ku do të takoheshin delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, qe, për mendimin tim, është sulm serioz në administratën e Tramp nga ana e BE-së.

Në këtë garë mes SHBA-ve dhe BE-së, ose së paku të disa shteteve në BE, të cilat tani në krye të institucioneve të rëndësishme kanë zgjedhur politikanë që në të kaluarën ishin kundër pavarësisë së Kosovës (Borell e Lajçak),dhe sado që këto institucione janë evropiane,ekziston frika e arsyeshme e shqiptarëve të Kosovës se BE nuk është në gjendje të gjejë një zgjidhje të drejtë për Kosovën. Dihet se në BE ka grupime majtiste, të cilat kanë simpati për politikën dhe shtetin rus, prandaj për momentin Kosova e ka të vështirë të gjejë një rrugëdalje në situatën e krijuar.
Në aspektin ligjor besoj se nuk mundë të ankohemi në publikimin e aktakuzës kundër Thaqit e Veselit, por ngritja e kësaj akuze pas debateve të nxehta në mes të disa liderëve evropianë dhe Grenellit, si i dërguari i presidentit Tramp, është tregues se zhvillimet janë serioze.

Nëse kthehemi prapa në histori, e dimë se Evropa gjithmonë ka pasur një interes për mbështetjen e Serbisë dhe dëmtimin e palës shqiptare, në raport me Serbinë. Këto interesa nuk kanë ndryshuar as tani, edhe pse Evropës i duhet qetësia në Ballkan, por si duket mban anën palës serbe edhe për shkak të raporteve të kësaj të fundit me Rusinë. Kjo nuk është nga shkaku që Evropa ka simpati për Rusinë, por duke i bërë edhe tani lëshime Serbisë në dëm të Kosovës, BE sikur bën një kompromis me interesat ruse në Serbi dhe Ballkan, dukeamortizuar, kështu, raportet jo të mira me Rusinë.Në këtë aspekt BE dallon dukshëm nga SHBA, sepse kjo e fundit nuk i ka këto shqetësime për sa i përket Ballkanit.

Konsideroj se publikimi i aktakuzës për presidentin Thaqi dhe kryetarin Veseli ishte në funksion të pengimit të SHBA-ve në zgjidhjen e çështjes ndërmjet Kosovëse Serbisë, prandaj, sado që Kosovës i është dhënë një goditje,SHBA është poshtëruar nga BE, e cila përdorë një mekanizëm ligjorë për ndikim në çështje politike. Goditja dy figurave të rëndësishme të luftës dhe paqes në Kosovë, në momentin e rëndësishëm për zgjidhjen e problemit Kosovë –Serbi,është më e dëmshme për Kosovën, sesa për vetë Thaqin e Veselin, si dy personalitete të rëndësishme të Kosovës.

Lexo edhe tekstin në temën e njejtë para zhvillimeve të fundit :

Gara ShBA-BE për dialogun Kosovë-Serbi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.