energjia

GAP kërkon qasje në kontratën për termocentralin “Kosova e Re”

Sot, Instituti GAP ka dorëzuar kërkesën për qasje në kontratën e nënshkruar më 20 dhjetor 2017 në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Contour Global për ndërtimin e TC “Kosova e Re”.

Konform nenit 41 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për qasje në dokumente publike, kërkojmë që MZHE të lejoj qasje në këtë dokument me interes publik.

Ju rikujtojmë se Instituti GAP ka dorëzuar disa herë kërkesa për qasje në pakon tenderuese të TC “Kosova e Re”. Në kërkesën e GAP të datës 8 mars 2012, MZHE ishte përgjigjur në këtë formë:

“Në këtë pako tenderuese janë dokumente të cilat janë në formë të draftit dhe të cilat para marrjes së formës përfundimtare nuk do të mund të ju vëjmë në dispozicion. Dokumentet e pakos tenderuese marrin formën e prerë pas nënshkrimit të kontratës përfundimtare. Shenja e konfidencialitetit do të largohet pasi që kontrata të merr formën përfundimtare dhe të nënshkruhet nga të dy palët.”

Instituti GAP nuk është pajtuar asnjëherë me qasjen e institucioneve publike për të mos lejuar qasje në dokumentet që janë draft dhe për këtë arsye kemi dorëzuar padi më 3 qershor 2013. Por edhe pas katër vite e gjysme ende nuk ka një vendim gjykate për këtë padi.

Andaj, duke marr për bazë përgjigjet e mëhershme të MZHE se dokumentet do të bëhet publike pas nënshkrimit, Gap shpreson se kësaj radhe do të respektohet Kushtetuta dhe Ligji për qasje në dokumente publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.