Galeria Kombëtare fillon ekspozitat virtuale ” Artistë në karantinë”

Galeria Kombëtare e Kosovës ka nisur prezantimin e ekspozitave virtuale. Nën titullin “Artist në karantinë”, mes tjerash janë ekspozuar në rrjete sociale fotografi të shkrepura nga artisti Lorik Sylejmani. Biseda me të sjell detaje për këto fotografi.

Dyert e Galerisë Kombëtare të Kosovës janë të mbyllura për vizitorët, por vepra të artistëve po prezantohen në një formë tjetër.

Punimet e artistëve në izolim po prezantohen nëpërmjet ekspozitës virtuale “Artist në karantinë”.

Lorik Sylejmani ka prezantuar serinë e fotografive, të cilën e ka realizuar i frymëzuar nga veprat e artistit disident kinez, Ai Weiwei.

Përveç fotografive të Sylejmanit, “Artist në karantinë”, në rrjete sociale, ka ekspozuar vepra të Driton Selmanit, Jakup Ferrit, Arbnor Karalitit etj.

Lorik Sylejmani vitin që shkoi publikoi librin “Sallatë dhe çalldisje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.