Ballina / KOSOVA / Gafa e Kadri Veselit, ia “huq” emrit të presidentit slloven
kadri veseli kuvendi

Gafa e Kadri Veselit, ia “huq” emrit të presidentit slloven

Gafa e Kadri Veselit, ia ngatërron tërësisht emrin dhe mbiemrin presidentit slloven

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në seancën solemne të mbajtur sot, për nder të vizitës së presidentit slloven, Borut Pahor, ka ngatërruar emrin dhe mbiemrin e tij

Në fund të fjalimit i pari i Kuvendit falënderoi presidentin, por nuk e tha saktë emrin e mbiemrin tij.

“Me këtë, të nderuar kolegë e përfundojmë edhe këtë seancë nderimi për presidentin e Republikës Sllovene, Boris Power, faleminderit shumë”, ka thënë Veseli.

Emri i saktë i presidentit slloven është Borut Pahor.

Para fillimit të seancës Veseli ka pasur një takim me presidentin slloven, për të cilin nuk ka pasur prononcim për media.

@Fluidi

Provo po ashtu

haradinaj dhe papa françesku

Papa Françesku priti kryeministrin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është takuar të mërkruën me Papa Françeskun, në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *