Ballina / Kulturë / Gabriel: Rrjetet sociale duhet të respektojnë etikën
media sociale

Gabriel: Rrjetet sociale duhet të respektojnë etikën

Një grup ekspertësh të mandatuar nga Bashkimi Evropian rekomandon që platformat digjitale dhe rrjetet sociale të respektojnë një ”kod etik” për të luftuar keqinformimin on line.

Në mesin e ”10 parimeve bazë” të rekomanduara radhiten transparenca, diversiteti dhe besueshmëria e informacioneve, raportohet deklarata e komisioneres europiane për Çështjet Digjitale, Mariya Gabriel.

Në një intervistë dhënë të premten për median, Gabriel tha se ishte i nevojshëm dyfishimi i përpjekjeve kundër keqinformimit on line, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore, kur na ndajnë vetëm 15 muaj nga zgjedhjet europiane, përcjell Atsh.

Komisionerja bullgare ngriti këtë grup pune në muajin janar.

Grupi punues është i përbërë nga 40 përfaqësues të mediave të rëndësishme europiane (RTL, Mediaset, Sky News), shoqërisë civile (RSF), gjigantëve të teknologjisë (Facebook, Twitter dhe Google) si dhe nga shumë pedagogë e gazetarë.

@Fluidi

Provo po ashtu

frika feja kontrolli

Arsyet pse njerëzit krijuan fenë dhe mitet

A ka gjë që frika nuk e arrin dot? Që nga provokimi i luftërave dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.