Ballina / BOTA / G7 – Reagim demonstrativ me qetësi
g7 trump e merkel

G7 – Reagim demonstrativ me qetësi

Me jo-në për deklaratën përfundimtare të G7, presidenti amerikan bëri figurën më të keqe në historinë e samitit. Por pjesëmarrësit e tjerë i përmbahen sloganit: business as usual.

Kancelarja Angela Merkel reagoi e rezevuar për vendimin e Trumpit. Pas kthimit të saj në Berlin një zëdhënës i qeverisë tha se Gjermania është dakord me komunikatën për të cilën u diskutua në La Malbaie, të Kanadsë. Edhe Bashkimi Evropian regoi gjithashtu pa shprehur ndonjë irritim. “Ne i përmbahemi komunikatës, siç është rënë dakord nga të gjithë pjesëmarrësit”, tha një zëdhënës i Presidentit të Këshillit të BE, Donald Tusk.

“Ne fokusohemi në çka kemi arritur këtu”

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau i hodhi poshtë akuzat e Trumpit. Zyra e tij tha: “Ne fokusohemi në ato që kemi arritur këtu në samitin e G7”. SHBA-ja dhe gjashtë vendet e tjera të G7 – përfshirë edhe aleatët kryesorë perëndimorë të Amerikës Gjermaninë, Francën, Britaninë dhe Kanadanë – arritën që pavarësisht dallimeve të thella mbi çështjet e tregtisë dhe ndryshimit të klimës, të bien dakord në samit në minutën e fundit për deklaratën përfundimtare prej tetë faqesh.

Trump e argumentoi në Twitter largimin e tij prej deklaratës përfundimtare – deri tani një hap unikal në historinë 40-vjeçare të G7 – me qëndrimin e presidentit kanadez Trudeau ndaj tarifave doganore amerikane për çelikun dhe aluminin. Trudeau tha në konferencën përfundimtare për shtyp, se tarifat doganore kundër BE-së dhe Kanadasë, që Trumpi i justifikon me ruajtjen e interesave amerikane të sigurisë, janë “disi ofenduese”. Kanadaja, nga ana e saj, do të vendosë po ashtu tarifa më të larta doganore ndaj mallrave amerikane.

@Fluidi

Provo po ashtu

Dhjetë persona të lënduar pas të shtënave në Mançester

Dhjetë persona të lënduar pas të shtënave në Mançester

Dhjetë persona janë dërguar në spital, pas të shtënave në zonën Moss Side në Mançester, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.