fbpx

Futuristikë: Këta robotë mund të ju shërbejnë

Dyqani i harduerëve në San Jose e ka një punëonjës të ri . Ai flet anglisht dhe spanjollisht dhe mund ti dalloj paisjet që ndodhen në dyqan nga sekondi në sekond.

Mes tjerash, ai është ROBOT., që mund ta kryej skanimin e cilit do dokument për ju, e madje edhe të përdorë printerin 3D.

Punonjësi njeri nuk e ka aftësinë që të detektojë se sa pjesë dhe ku ndodhen ato, në cilën pjesë të dyqanit apo depos, por Roboti është ai që kryen këto shërbime për te.

robotet 1

Robotin Osh mund ta shihni në katin e parë të dyqanit ‘Lowes ‘ në San Jose.

robotet 2

Madje, edhe në rastet kur konsumatori vjen ta blejë ndonjë pjesë dhe nuk e din si quhet ajo, mjafton ti thotë Robotit OSH se ka nevojë për dhjetë apo njëzetë pjesë të tilla.

robotet 3

Eshtë i njohur edhe ROBOT -i JIBO. Aktualisht janë vetë dy robotë të llojit. Krijuesit e tyre janë në dilemë cfarë zëri ti japin atyre. Zë femre apo zë mashkulli. Jibo besojet se do jetë robot që do të gjejë shtrirje të gjerë në familje, sepse është ndërtuar asisoji që ti ‘përmbushë shumë nevoja familjare’.

Ai di të flas dhe ti përgjigjet pyetjeve të juaja. Ai mund të lexojë përrallat e madje edhe tu bëj fotografi. Eshtë shumë interaktiv.

robotet 4

 

OSHbot kushton rreth 120 mijë euro, kurse  që pritet të futet në treg nga fundi i vitit 2015, do të kushtojë rreth 400 euro.

Në foton më poshtë mund ta shihni si duket troleu ‘Budgee’. Ju më nuk keni nevojë të preokupoheni se si do ti bartni peshat e rënda deri në makinë, në zyrë apo shtëpi. Roboti është ai që do ta bëj një gjë të tillë për ju.

robotet 5

 

Robotin ‘Budgee’ do të mund ta bleni qysh nga marsi i vitit  2015.

robotet 6

 

Ky poshtë Buggiet ndërkaq është roboti Roje ose në gjuhën e prodhuesit ‘Security Guard’.

robotet 7

 

Boti ROJA mund ti memorojë rreth 300 tabela veturashnë minut dhe ti raportojë policisë evidencën në rastin e përpjekjeve për vjedhje.

Mos ta harrojmë robotin ‘Pepper’ (Fotoja kryesore lart, me të cilën është ilustruar kjo foto galeri) . Ai është dizejnuar që ti dalloj emocionet tonadhe pritet se do të gjejë shtrirje në sistemet bankare.

Por ‘Pepper’ ka edhe funksione tjera. Nga ajo që shihet në fotografinë më poshtë, Pepper është shitës. Ai shet gjësende të ndryshme, përfshire këtu edhe kafen . Nëse nuk dini ta përdorni ‘këtë’ punëtor’ ai do të ju drejtohet vetë dhe do të ju këshilloj cilin buton duhet prekur për produketin e caktuar. /infoglobi/v.b.