Rruga për në Euro 2021 duke shënuar fitore kundër Turqisë
Kombëtarja e Kosovës e femrave startoi shkëlqyeshëm në ciklin kualifikues për Euro 2021.
Në ndeshjen hapëse të Grupit A “Dardanet” kanë shënuar fitore kundër Turqisë, me rezultat 2:0.
Gjatë 90 minutave I egzaltuan me lojë mbi 4 mijë tifozë të mbledhur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Rezultatin e filloi pozitivish futbollistja Modesta Uka, në minutën e 33-të, kur gjuajti saktë në rrjetën e portës turke.
Shumë shpejt e shënuan edhe golin e dytë, këtë radhe ishte Liridona Syla, e cila me një gjuajtje të fortë e nguliti topin në rrjetë për 2:0, kur po zhvillohej minuta e 39-të.
Kosova për kundërshtar në grup ka edhe Holandën (kampione në fuqi e Evropës), Rusinë, Slloveninë dhe Estoninë.
Ndeshjen e ardhshme Dardanet do ta luajnë më 3 shtator si mysafire kundër Sllovenisë.