Ballina / KOSOVA / Fushë Kosova, rrrezik infeksioni nga Mizat e kuajve
mbeturinat, fushe kosova

Fushë Kosova, rrrezik infeksioni nga Mizat e kuajve

Fushë Kosova është stërngarkuar me ndërtesa të larta , pa asnjë hapësirë gjëlbëruse, ndër problemet e mëdha është  numri i vogël i kontenierëve krahasuar me numrin e banorëve, por edhe vendosja e tyre pa asnjë kriter

Për shkak të mbeturinave të shumta banorët e lagjës Dardania në Fushë Kosovë po bezdisen nga insektet të quajtura “Mizat e kuajve”.

Jeta e këtyre banorëve është vështirësuar për shkak edhe të bizneseve të cilat mbushin kontenierët me mbeturina me që në çdo objekt banimi katet e para janë të mbushura me dyqane afariste.

Përveç insekteve, aromave kuterbuse në këto ditë të nxehta banorët janë të shqetësuar edhe për qentë endacak të cilët vijnë aty për shkak të mbeturinave.

Ndër të tjera kësaj zone tash e sa kohë i është shtuar aktiviteti i mbledhjës së kanqeve dhe shisheve të plastikës, dhe personat që i mbledhin ato, i lënë mbeturinat jasht konteniereve.

Për Infoglobin banori me inicialet A.Z, tregon me shqetësim të madh për gjendjen e krijuar në këtë lagje:” Sinqerisht, sa herë kemi nevojë të dalim e të hyjmë në ndërtesë, duhet të vrapoj sa më shpejtë që mundem me beben 6 muajshe ashtu që t’i largohemi erës së keqe dhe infeksioneve që mund të vijnë, plus dhe qentë endacak që janë të shumtë dhe jo të qetë”.

Ndër të tjera kjo banore ka treguar se mizat arrijnë deri në katet e larta të ndërtesës të cilat janë të shumta dhe paraqesin rrezik për shëndetin e banorëve. Hapja e dritarëve, përdorimi i ashensorëve dhe qëndrimi në ballkone është bërë i pamundur për shkak të ‘mizave të kuajve’.

Ndërsa banori tjetër nga kjo lagje D.K thotë se: “ Këto përveçëse janë të shumta, janë të bezdishme dhe të rrezikshme për shëndetin tonë, e veçanërisht të bebeve, si edhe e bëjnë shumë të vështirë lëvizjen nga to, përderisa përdorimi i liftit bëhet i pamundur, meqë nuk ka mundësi praktike të pritjes se tij me aq shumë miza duke të sulmuar. Ne kemi tentuar shume herë ta zgjidhim këtë problem duke përdorur ilaqe të ndryshme, madje kemi angazhuar edhe kompani të specializuara, por ato shfaqen vazhdimisht.

Banorët e kësaj lagje në Fushë Kosovë, kërkojnë nga zyrtarët komunal që ta bëjnë dizinsektimin e hyrjës ku ata banojnë, të vendosen kontenierët në një vend të përshtatshëm  si dhe të zbrazen më shpesh kontenierët me mbeturina./Infoglobi B.B

Provo po ashtu

Philip S. Kosnett

Kosnett: Për herë të parë ekstradohet kosovari për gjykim në SHBA

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,ka deklaruar se sot për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.