Ballina / KOSOVA / Fushata për njëshin e Istogut, fillon të hënën dhe mbaron të premtën
kandidatet gani dreshaj e haki rugova, Istof

Fushata për njëshin e Istogut, fillon të hënën dhe mbaron të premtën

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Istogut, Haki Rugova dhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)  Gani Dreshaj do të fillojnë fushatën zgjedhore të hënën. 

Fushata si mëson infoGlobi nga zyrtarët e KQZ -së do të zgjatë 5 ditë, pra do të përfundojë të premten.

Banorët e Komunës së Istogut do të votojnë për të parin e Komunës të dielën më 17 dhjetor.

Siç dihet , gjatë balotazhit të 19 dhjetorit, kryetar ishte rizgjedhur Haki Rugova i LDK-së, mirëpo pas numërimit të votave me kusht dhe të atyre me postë, ky rezultat ishte përmbysur dhe fitues doli kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj.

LDK-ja ka shprehur dyshime në procesin e numërimit të votave me kusht dhe postë, prandaj kishte ushtruar ankesë pranë PSAP, ankesë kjo që u miratua.

KQZ ka vendosur që ky qytet të shkojë në rivotim më 17 dhjetor.

@Fluidi

Provo po ashtu

ldk

LDK: Negociatorët nuk kanë legjitimitet, autoritet e as mbështetje popullore

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një komunikatë, nëpërmjet së cilës i ka sulmuar negociatorët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.