Ballina / Kulturë / “Fusha e Mëllenjave” në PriFest
fusha e mellenjave, prifest, prishtina

“Fusha e Mëllenjave” në PriFest

Festivali Ndërkombëtar i Filmit-PriFest fillon  sonte

Edicioni i 11-të me  6 ditë festive, me mbi 70 filma, prej tyre 7 premiera botërore, 1 premierë evropiane, 19 rajonale dhe 32 premiera kosovare.

Ndërsa filmi debutues i regjisores Arzana Kraja, “Fusha e Mëllenjave” do të jetë filmi që do të shënojë hapjen zyrtare të edicionit të sivjetshëm të PriFest, në natën solemne në ora 21:30 në Teatrin Kombëtar dhe në Kino ABC në ora 22:00.

Filmi “Fusha e mëllenjave” është prodhim i shtëpisë kinematografike Circle Production (Kosovë – Besnik Krapi) në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe Action Production (Shqipëri-Gerta Qurku). Ky film është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Shqipëri.

Përveç shfaqjes së filmave, në kuadër të PriFest, do të organizohen edhe shumë aktivitete, punëtori, e mbrëmje festive të muzikës “live” dhe deejay, artistë të huaj.

 

 

Provo po ashtu

Danilo Kish: Këshilla shkrimtarit të ri

“Kultivo dyshimin ndaj ideologjive dhe parimeve dominuese.” “Qëndro larg nga parimet.” “Ki mendjen të mos …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.