Ballina / Kulturë / Fuqitë u takuan në Londër për pavarësinë e Shqipërisë
Konferenca e Ambasadorëve

Fuqitë u takuan në Londër për pavarësinë e Shqipërisë

Më 17 dhjetor 1912, fuqitë e mëdha u takuan në Londër për të shqyrtuar pretendimet territoriale të pretenduara nga Lufta e Parë Ballkanike dhe vendimin për Shqipërinë.

Diskutimi i fuqive të mëdha filloi në këtë datë dhe përfundoi me vendimin final për Pavarësinë e Shqipërisë më 17 maj 1913.

Kjo ishte Konferenca e Ambasadorëve, që në fakt qe një Samit Ndërkombëtar i Gjashtë Fuqive të asaj kohe: UK, Gjermania, Austro-Hungaria, Franca, Rusia dhe Italia.

Konferenca do të arbitronte pretendimet territoriale si dhe do të vendoste për të ardhmen e Shqipërisë, e cila e kishte shpallur pavarësinë nga Perandoria Turke.

Shpallja e Pavarësisë ose Deklarata e Pavarësisë nga Perandoria Otomane ishte bërë më 28 nëntor 1912, me ngritjen e flamurit në Vlorë.

Pas kësaj, 83 liderë të asamblesë së Vlorës themeluan Qeverinë e Shqipërisë që u udhëhoq nga Ismail Qemali.

@Fluidi

Provo po ashtu

monument kulturor kosove

Monumentet kulturore në Kosovë pa mbrojtjen nga zjarri

Asnjë objekt kulturor në Kosovë nuk ka sistem të mbrojtjes kundër zjarrit dhe kjo paraqet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.