Ftesë nga Haga merr edhe Avdi Ibrahimi i Zonës së Pashtrikut

Edhe një ftesë nga Specialja ka arritur në adresë të ish-luftëtarëve të Kosovës.

Para pak minutash vetë Avdi Ibrahimi ka njoftuar përmes Facebook-ut se do të paraqitet në Hagë më 2 tetor të këtij viti.

Ish-zv.komandanti i Brigadës 128 i Zonës Operative të Pashtrikut (ZOP), Avdi Ibrahimi, nuk ka bërë të ditur se në çfarë cilësie është ftuar, por thotë se ftesën e ka marrë sot rreth orës 14:20.

“Përkundër bindjeve që kamë për këtë gjykatë politike të sajuar nga shpifjet, të pavërtetat e shtetit serbë për ta njollosur luftën e pastër të UÇK-së, edhe pse unë nëpërmjet shkrimeve të cilat i kam bërë publike kam shprehur hapur kundërshtimin e kësaj gjykate të ngritur mbi bazën e raportit të Dik Martit, por që e ka miratuar Këshilli Evropian”,ka shkruar Ibrahimi në Facebook.

Ai, po ashtu ka bërë me dije se është intervistuar edhe vite më parë, derisa thekson se ka deklaruar se nuk ka kurrfarë njohurish se dikush nga njerëzit e UÇK-së ka bërë krime.

‘Pretendimet e tilla të pabaza i kam hedhur poshtë dhe ashtu do të ndodhë edhe në rastin kur të paraqitem sërish para Gjykatës Speciale të Hagës’, thotë Ibrahimi.

E më herët u raportua se Specialja po pritet të premten t’i ftoj edhe 5-10 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.