Ballina / KOSOVA / FSK ndihmon Forcat e Armatosura të Shqipërisë
FSK ndihmon FARSH

FSK ndihmon Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Batalioni i Xhenios i Forcës së Sigurisë ës Kosovës, së bashku me ekipet mbështetëse për komunikim, ekipin mjekësor, ekipin e Policisë së Forcës si dhe ekipin e specialistëve për ndërtim, ditë më parë u dislokuan në Republikën e Shqipërisë për t’iu dalë në ndihmë Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).

Pas dislokimit në Shqipëri, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Forcat e Xhenios të Ushtrisë së Shqipërisë, kanë filluar me punë konkrete në terren. Pjesëtarët e FSK-së gjatë qëndrimit atje kanë kryer një numër të madh të aktiviteteve si: transportimin e urës lëvizëse metalike 52 metra të gjatë, të cilën e kanë shkarkuar në Batalionin e Xhenios së FARSH-së. Së bashku me specialistë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë bërë vlerësimin e terrenit; rikonicionin e tetë (8) urave të dëmtuara nga përmbytjet e fundit në rajone të ndryshme të Shqipërisë; kanë identifikuar lokacionin në rajonin e Korçës mbi lumin Devoll, ku kanë vendosur urën e FSK-së në gjatësi prej 52 metrash. Po ashtu pjesëtarët e FSK-së kanë ndihmuar xhenierët e Ushtrisë së Shqipërisë në vendosjen e një ure në Dropull të Gjirokastrës.

Ekipet e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) kanë ndihmuar Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në rajone të ndryshme të Shqipërisë, pas vërshimeve të mëdha që ndodhen atje. FSK-ja në rast nevoje është e gatshme që t’u përgjigjet, qoftë me personel, qoftë me pajisje teknike, kërkesave shtesë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë./z

@Fluidi

Provo po ashtu

Ivo Sanader ish kryeminister i kroacise

Ish-kryeministri kroat dënohet me 2.5 vjet burg

Gjykata e Qarkut të Zagrebit shqiptoi dënimin jo të plotfuqishëm ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.