Ballina / KOSOVA / FSK me integritet kundër korrupsionit
FSK, rrustem berisha, Per Strand Sjaastad , norvergjia,kosova

FSK me integritet kundër korrupsionit

Plani i integritetit 2019-2022 është një mjet për krijimin dhe verifikimin e integritetit të institucionit të Ministrisë së Mbrojtjës dhe FSK-së.

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha në publikimin e ketij plani tha se integriteti zë vend të rëndësishëm në dokumentat  e Ministrisë së Mbrojtjës.

Ndër të tjera ai tha se: “Plani i integritetit është në përputhje të plotë me strategjinë  kundër korrupsionit në nivel shtetrorë. Plani si i tillë parasheh masa konkrete në drejtim të përmirsimit dhe fuqizimit të segmeteve në Ministrinë e Mbrojtës dhe në FSK, u shperh ministri Berisha”.

Ndërsa, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë  Per Strand Sjaastad tha se :” Duhet të ngriten kapacitetet e Ministrisë së Mbrojtjës për luftën kundër korrupsionit, dhe për këtë duhet edhe alokim mjetesh. Ai shtoi se Kosova ka bërë përparim në luftimin e korrupcionit vitet e fundit”.

Gjithashtu, ambasadori norvegjez tha se vendi i tij vazhdon të jetë i angazhuar për Ballkanin dhe me rëndësi është se Norvegjia mbështet zhvillimin  dhe avancimin e FSK-së nëpërmjet konsensusit të brendshëm dhe në  pajtim me Kushtetutën e vendit, u shpreh ai.

Ambasadori norvegjez premtoi përkrahje dhe angazhim në drejtim të arritjes së memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Norvegjisë si mundësi për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të zgjeruar fushat e bashkëpunimit me aktivitete konkrete.

Ndër të tjera në këtë  takim u tha se duhet të bëhet më shumë si edhe implementime më të forta të strategjive sikurse është kjo sot.

Plani i integritetit të Ministrisë së Mbrojtës përfshinë  menaxhimin e burimeve njerëzore, financave, prokurimin publik dhe kontrollin e brendëshëm si dhe astetet. InfoGlobi/b.b

 

Provo po ashtu

Me transport kufomash mishin e kurbanëve

Prerja dhe shpërndarja e mishit nga BIK për festën e Kurban Bajramit Këshilli i Bashkësisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.