FSK-ja nxjerr trupat e pajetë të minatorëve të minierës së Artanës 

FSK-ja nxjerr trupat e pajetë të minatorëve të minierës së Artanës 

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, pas mesnate, kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të dy minatorëve të Minierës së Artanës.

Operacioni i nxjerrjes së trupave ka zgjatur disa orë, për shkak të specifikave të punës.

Në operacion kanë marrë pjesë: FSK-ja, Policia e Kosovës, Zjarrfikësit, njësitet e Kërkim-Shpëtimit të Minierave, si dhe  institucione tjera të Sigurisë.

Trupat e pa jetë i janë dorëzuar institutit të mjekësisë ligjore për procedura të mëtutjeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.