Vushtrri

Fshati Smrekonicë futet në karantinë

Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur zonë karatntinë fshati Smrekonicë të Vushtrrisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Vushtrrisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Komuna ka njoftuar se personi shëndetësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qëndrës së Mjekësisë Familjare në Smrekonicë dhe i Spitalit Sheikh Zayed’ që kanë qenë në kontakt me pacienten janë udhëzuar për vet izolim.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që kanë mundur të jenë në kontakt me pacienten apo familjen e ngushtë të vet izolohen dhe të lajmërojnë organet kompetente të IKSHPK dhe QKMF-së”, thuhet në njoftimin e komunës.

Deri tani në këtë komunë janë konfirmuar tetë raste./Infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.