Fshati i braktisur, akuzohen ‘fantazmat’ e gabimi ishte tek njeriu

Arsyeja ishte kriza e tregut; tregu i verës ishte i ngopur. Francezët shpresonin që rezervuari të lejonte fermerët të kalonin nga hardhia në të lashtat e tjera. Midis viteve 1959 dhe 1968, banorët e Celles duhej të shisnin shtëpitë e tyre për të krijuar hapësirë për një liqen të ri.

Uji ngadalë e mbuloi peizazhin, por fshati nuk u përmbyt. Francezët kishin llogaritur se uji do të ngrihej në një lartësi prej 150 metrash, por ndaloi në 139 metra, 4 metra më ulët se fshati, transmeton KosovaPress.

Fshatarët u shpërngulën pa nevojë, por 50 vjet më vonë, u shfaqën familje që donin të rive ndosnin shkëlqimin e vjetër.

Sot, 35 njerëz jetojnë atje, dhe vendi është gjithnjë e më i popullarizuar nga turistët që shëtisin nëpër tokën e kuqe dhe shijojnë natyrën. Por banorët e rinj nuk duan një vend që tërheq vizitorë gjashtë muaj në vit, por një komunitet ku njerëzit punojnë dhe jetojnë.

Familjet e ish-banorëve kanë ndarë mendime për kthimin. Disa janë ende të indinjuar në zhvendosjen e detyruar, të tjerët mund të kthehen – por jo në shtëpitë që kanë lënë nën mëshirën e kohës. E ardhmja e Celles do të varet nga njerëz punëtorë, të cilët mund ta lënë anash zemërimin dhe pakënaqësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.