Ballina / KOSOVA / Fruthi edhe në Gjilan
fruthi

Fruthi edhe në Gjilan

Xhevat Demiri, shefi i repartit të Infektologjisë në Gjilan, ka thënë se në këtë repart tashmë janë shtrirë katër raste të morbillit – fruthit. “Dy raste janë nga Kaçaniku dhe njëri nga Hogoshti e tjetri nga Gjilani”, ka thënë Demiri.

Morbilli ose fruthi tashmë ka depërtuar edhe në rajonin e Anamoravës. Xhevat Demiri shef i reparti të infektologjisë në spitalin e Gjilanit, tha për Rajonipress se katër raste janë të shtrira në këtë repart dhe gjendja e tyre nuk është e mirë.

“Janë rastet e para të morbillit në repartin tonë, dy janë fëmijë nga Kaçaniku dhe dy raste të rritur, njëra nga Hogoshti dhe tjetra nga Gjilani. Gjendja shëndetësore e këtyre pacientëve nuk është e mirë kurse reparti ka nevojë për përforcim të kuadrit të mesëm”, ka thënë Demiri.

Check Also

flamuri_kombetar

Flamuri kombëtar rikthehet te rrethi me vendimin e Haradinajt

Pas përfundimit të ditëve të festës së përvjetorit të 10 të pavarësisë së Kosovë, flamuri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *