Ballina / RAJONI / Frontex: Shqiptarët, mjeshtra të falsifikimit
In Fabric

Frontex: Shqiptarët, mjeshtra të falsifikimit

Shqiptarët kryesojnë listën e falsifikatorëve të dokumentave të udhëtimit drejt hapësirës Shengen dhe ishujve britanikë, sipas raportit të fundit të Frontex për vitin 2016 dhe katër muajt e parë të vitit 2017.

Gjatë vitit 2016 shqiptarët kanë paraqitur 359 pasaporta të falsifikuara për të hyrë në kufijtë Shengen, ndërsa në muajt e parë të vitit 2017 kanë tentuar mashtrimin me dokumente udhëtimi 91 shqiptarë.

Një e treta e udhetarëve shqiptarë me pasaporta të falsifikuara janë zbuluar në rrugëtimin drejt Britanisë së Madhe dhe Irlandës sidomos nga aeroportet italiane, gjermane dhe spanjolle.

Kosova renditet e dyta me dyqind shtetas që kanë tentuar kalimin në Shengen gjatë vitit 2016 me pasaporta të falsifikuara të vendeve anëtare të BE-së. Ndërsa shqiptarët kanë preferuar të falsifikojnë dokumenta udhëtimi italiane, greke apo rumune, kosovarët kanë preferuar masivisht ato zviceriane.

Pas ukrainasve, shqiptarët zenë vendin e dytë për refuzimin e hyrjeve në kufijtë Shengen ndërsa renditen të parët për kthimin me forcë të atyre që kanë mundur të hynë ilegalisht në BE. Të parët renditen shqiptarët dhe për falsifikimin e pasaportave të tyre biometrike.

Në vitin 2016 janë kapur 266 shtetas të huaj që kanë tentuar ta përdorin pasaportën shqiptare të falsifikuar ndërsa në muajt e parë të vitit 2017 janë 47 shtetas të huaj të tillë.

Lista vijon me falsifikatorët serbë dhe ata turq. Surprizë në raportin e Frontex përbëjnë një numër pasaportash të falsifikuara kubaneze rreth 11 në vitin 2016 dhe 7 të tilla në muajt e parë të vitit 2017, të përdorura për të hyrë në ish republikat jugosllave, me të cilat vendi komunist ka marrëveshje prej kohës së qeverisjes së Josif Broz Titos.

 

Check Also

dokumentet e tribunalit

Kroacia ekspozon dokumente e Tribunalit të Hagës

Qendra për Dokumentimin e Drejtësisë Tranzicionale “Sense” hap dyert e saj në qytetin bregdetar kroat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *