Ballina / PSIKOLOGJI / Frikat arketipe: Pse në pëlqen të shohim filma horror

Frikat arketipe: Pse në pëlqen të shohim filma horror

Eksperimente të realizuara nga shkencëtarë të lojtur, skena torture, dhunë e përgjakshme, krijesa të tmerrshme, zombi duke ngrënë tru…Të gjitha kanë një të përbashkët; bëjnë pjesë në filmat e tmerrit ku historitë janë të errëta dhe shpesh të tmerrshme. Po nëse janë të mbrapshta pse i shohim?

Ekzistojnë shumë arsye se pse e shohim kinemanë e tmerrit. Psikologjia pohon se shohim sepse duam të kuptojmë frikërat dhe druajtjet tona arketipike.

“Mund të shihet në çdo histori, sesi brezat përkufizojnë tmerrin sipas mënyrës së tyre dhe që kthehet në një ide se është jashtë të botëkuptuarit tonë që na kërcënon,” – shpjegon Paul J. Patterson nga universiteti i San Jose në Amerikë.

Pasioni i të parit të filmave të tmerrit shkon përtej njohjes sonë të frikërave. Sipas një studimi në revistën ‘Journal of Consumer Research’ u gjet se, edhe pse të gjithë pjesëmarrësit i kategorizuan nivelet e frikërave në formë të ngjashme, në fund të videove ata që ishin mësuar të shihnin kinema tmerri treguan shumë lumturi kur i shihnin se ata që nuk e shihnin këto lloj filmash ose që refuzonin t’i shihnin.

Njerëzit i shijojnë emocionet edhe kur vijnë nga burime negative. Personaliteti ynë ndikon tek kjo preferencë. Disa studime të publikuara nga profesori i psikologjisë në universitetin e Delaware-it, Marvin Zuckerman shënojnë një kërkim ndjesish sipas personalitetit.

Kështu ata njerëz që kërkojnë nivele më të larta të eksitimit kanë prirje për të zgjedhur dhe shijuar këtë lloj kinemaje sepse kanë nevojë për të përjetuar përvoja të thella.

Këto teste të vetëvendosura lëvizin nga shikimi i kinemasë së tmerrit deri tek praktikimi i sporteve të rrezikshme si parashutizmi ose bungee jumping.

Kjo ndjesi ekstimi mund të vazhdojë për një farë kohe pas mbarimit të filmit të tmerrit, atë që Glenn Sparks nga universiteti i Purdue-s e quan procesi i trasferimit të eksitimit.

Në këto raste ndodh që kjo kulmon me procese fiziologjike si tension i lartë, frymëmarrje e axhituar, rrahje zemre të shpejta.

Provo po ashtu

memoria, kujtesa, mend

Shoqërimi në baza ditore ul demencën

Shoqërimi në baza ditore dhe takimet e shpeshta me miqtë gjatë moshës 50 – 60 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.