fbpx
freedom house

Freedom House: Në Ballkan, liritë më të cunguara janë në Kosovë

Për 12 vitet e fundit demokracia po vazhdon të shënojë rënie në një numër të vogël të shteteve, Garancitë për zgjedhjet e lira , të drejtat e minoriteteve, liria e medias dhe sundimi i rendit dhe ligjit, kanë vazhduar të sulmohen edhe gjatë vitit 2017.

Kështu konstaton organizata joqeveritare amerikane “Freedom House” , e cila publikoi raportin e saj të përvjetshëm “Liria në botë 2018”.

71 shtete kanë shënuar rënie të lirive politike dhe civile, ndërkohë që në vetëm 35 sosh janë regjistruar përparime.

Nga viti 2006, tkurrje të lirive kanë shënuar 113 shtete. Në 62 shtete shkalla e lirisë ka shënuar rritje.

Ja si qëndron situata me indeksin e lirisë në vendet e Ballkanit

Sa i përketë shteteve të Ballkanit që nuk janë ende anëtare të familjes evropiane me shkallën e lirive më së keqi qëndron Kosova, e cila ka indeksin 52 të lirisë nga 100 sa e kanë shtetet e definuara si shtete të lira, kurse indeksin më pozitiv e ka Serbia (73).

Këta janë indekset e shkallës së lirisë:

Kosova  52

Bosnjë e Hercegovina  55

Mali i Zi  67

Shqipëria 68

Serbia 73

Freedom House paralajmëron se gjatë muajve në vijim duhet të vëzhgohet më për së afërmi Maqedonia, si theksohet në raport ” pushteti etnikisht gjithëpërfshirës i zgjedhur në mënyrë demokratike po përpiqet të ç’rrënjos korrupcionin dhe abuzimet sistematike që kanë shënuar rritje gjatë mandatit të shkuar” . / InfoGlobi/e

Shikoni më poshtë edhe vizuelisht se çfarë indikatorësh kanë shtetet e përmendura më lartë:

 

LEXO raportin në origjinal: Freedom in the World 2018: Democracy in Crisis

@InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.