Ballina / KOSOVA / Freedom House: Liria e medieve në Kosovë – jo e mirë
media,tabela

Freedom House: Liria e medieve në Kosovë – jo e mirë

Organizata Freedom House, në raportin e saj për vitin 2019 e ka vlerësuar lirinë e mediave në Kosovë me dy pikë, ku zero pikë është vlerësimi më i ulët, ndërsa katër pikë përfaqëson shkallën më të lartë të lirisë.

As vendet tjera të Ballkanit Perëndimor nuk qëndrojnë më mirë – edhe Shqipëria u vlerësua me dy pikë – përderisa Freedom House thekson se liria e mediave gjatë dekadës së fundit po përkeqësohet në mbarë botën.

Në raportin e saj thuhet se në sistemet demokratike, sikurse edhe në shtetet autoritare, udhëheqësit që synojnë konsolidimin e pushtetit po gjejnë mënyra të reja për të shtypur gazetarinë e pavarur.

Sipas të dhënave të Freedom House, udhëheqësit autoritar kanë gjetur forma të reja të shtypjes që zbatohen si në shoqëritë e hapura edhe në shtetet autoritare në veçanti në Evropë, Azi dhe Lindje të Mesme.

Provo po ashtu

Kosova sërish do ta tërheq aplikacionin për anëtarësim në INTERPOL ?!

Më pak se një muaj (15 -18 tetor) na ndajnë nga Kuvendi i Përgjithshëm i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.