frasher krasniqi grushton milaim zeken

Frashër Krasniqi ndodhet në paraburgim, shkak incidenti me Milaim Zekën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, është në paraburgim pasi mbrëmë në një debat televiziv grushtoi deputetin e Nismës, Milaim Zeka.

Lajmin e ka konfirmuar , zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se me urdhër të Prokurorit, deputeti i VV-së gjendet në paraburgim.

“Me urdhër të prokurorit Krasniqi është në paraburgim për shkaktim të lëndimit trupor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tha se për rastin, gjatë ditës do të lëshojnë një raport më të detajuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.