fbpx

Frankfurt: Vendosen në kamp 26 azilkërkues

Natën mes të shtunës dhe të dielës policia gjermane ka ndaluar në aeroportin e Frankfurtit 26 azilkërkues, shtetas shqiptarë nga mosha 2 deri 61-vjeç, të cilët ishin nisur me aeroplan nga Greqia për në Gjermani.

Ndër personat e arritur në Gjermani kishte prej tyre që kërkonin edhe ndihmë mjekësore. Ndërkohë personat kishin pak para ose fare me vete. Të gjithë personat kishin udhëtuar me pasaporta, të cilët kishin shfrytëzuar të drejtën e turistit për të shkuar në Gjermani. Mirëpo, pasi qëllimi i tyre ishte krejt tjetër, udhëtimi është konsideruar ilegal.

Policia gjermane ka filluar hetimet ndaj tyre, ndërkaq 26 azilkërkuesit janë vendosur në një kamp refugjatësh.