Ballina / BOTA / Francë: Stuhia shuan të paktën 10 jetë
france vershimat

Francë: Stuhia shuan të paktën 10 jetë

Të paktë 10 persona kanë vdekur në stuhi me të reshura të mëdha e cila e ka kapluar mbrëmë dhe sot në mëngjes rajonin jugor të Francës Od, transmetojnë mediat botërore.

Më herët shefi i rajonit Od Alain Thirion ka thënë se në stuhi, për shkak të cilit është dhënë shkalla e kuqe e paralajmërimit, ka pësuar një grua dhe se edhe dy persona llogariten si të zhdukur, si dhe që një person është lënduar në rrënoja.

Sot në mëngjes lumi Od është rritur në nivelin më të lartë prej vitit 1891, gati shtatë metra, është thënë për agjencinë France Press në shërbimin për përcjellje të nivelit të ujërave “Vigicrues”.

Thirion ka thënë për televizionin BVMTV se disa prej viktimave si duket kanë pësuar nëpër përmbytje.

Ai ka thënë se lumi Od është rritur mbi gjashtë metra dhe se përmbytjet në disa raste ishin aq të forta saqë shërbimet për shpëtim nuk kanë mundur të depërtojnë.

Në këtë rajon, në afat prej disa orëve sasia e shiut i cili ka rënë ishte aq sa bie zakonisht për disa muaj.

Shërbimi meteorologjik francez Meteo France sot në mëngjes ka shpallur shenjën e kuqe të paralajmërimit për zonën e Odit, për shkak të stuhisë dhe shiut dhe i ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. Është ndalur transporti i fëmijëve nëpër shkolla në qytetin më të madh të këtij rajoni Karkason.

Në këtë pjesë tashmë ka rënë më shumë se 180 milimetra shi.

@Fluidi

Provo po ashtu

putin thaci

Ischinger përgëzon takimin Thaçi – Putin

Wolfgang Ischinger, diplomati gjerman dhe njëri ndër personalitetet më me ndikim te kancelarja gjermane, Angela …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.