Ballina / BOTA / Francë: Shkollimi fillon nga mosha 3-vjeçare
me libra në shtëpi, fëmijët fitojnë më shumë në të ardhmen

Francë: Shkollimi fillon nga mosha 3-vjeçare

Fëmijët në Francë do ta nisin shkollën nga mosha 3-vjeçare. Projektligji i ri i dërguar në parlament nga ministri francez i arsimit, Jean-Michel Blanquer, përcakton nisjen e mësimdhënies së detyrueshme në kopshtet publike dhe private.

Jean-Michel Blanquer, ministër francez i Arsimit: Është një masë emblematike që do të hyjë në fuqi që prej vitit shkollor 2019 që është shkolla e detyrueshme për fëmijët që në moshën 3-vjeçare. Mësimdhënia e detyrueshme është një vendim historik nga ana e presidentit.

Arsimi i detyrueshëm në moshën 3-vjeçare, është një premtim i presidentit Emmanuel Macron. Për shefin e Elizesë, fëmijët në atë moshë nxënë më shumë dhe në mënyrë më të shpejtë.

Megjithatë, nisma ka hasur kundërshti, për vështirësitë në zbatimin e saj dhe për kostot ekonomike. Ky vendim vjen pak muaj pas atij për të ndaluar celularët dhe pajisjet teknologjike në bankat e shkollave të ciklit të parë, që gjithashtu ngjalli debat të gjerë në Francë.

@Fluidi

Provo po ashtu

obama

SHBA, një ditë para zgjedhjeve për në Kongres

Kandidatët për në Kongres dhe përkrahësit e tyre të profilit të lartë po përdorin ditën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.