fbpx

Francë: Multimilioneri shet pasurinë, kërkon lumturinë

Hulumtimet vazhdimisht tregojnë se shpenzimet e parave në përvoja i bënë njerëzit të lumtur, se shpenzimet për gjëra. Fabrice Grinda mund të jetë shembulli konkret i kësaj.

Sipas profilit që i ka kushtuar prestigjiozja “New York Times”, Grinda, një nga sipërmarrësit francezë më të mëdhenj të teknologjisë, ka një pasuri që kap vlerën prej 100 milionë dollarë. Para pak ditësh biznesmeni vendosi të shesë gjithçka, për të provuar shijen e vërtetë të jetës.

“Kur kam kthyer kokën prapa për të parë gjërat që kanë rëndësi për mua, kuptova se ato ishin përvojat, miqësitë dhe familja, ku unë për shkak se kam qenë shumë i zënë dhe gati-gati posesiv për të bërë pasuri, nuk kisha investuar dot”, shprehet Fabrice Grinda.

Jeta e tij ka qenë vërtetë mes luksit, me vila shumëkatëshe apo me makina sportive nga më të fundit. Por tani 40-vjeçari shiti gjithçka dhe pohon se nuk është në krizë emocionale.

E vetmja gjë që i ka mbetur në duar është një valixhe me 50 sende personale, si edhe një apartament në Nju Jork, të cilin e lë me qira kur niset për të qëndruar pranë njerëzve të afërt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.